Cameron në Tiranë, qeveria britanike: Po punojmë me Shqipërinë kundër emigracionit paligjshëm

Qeveria e Britanisë së Madhe ka dalë me një deklaratë sa i takon vizitës së Sekretarit të Jashtëm David Cameron në Shqipëri.

Në deklaratë nënvizohet se sekretari do të shohë nga afër marrëdhëniet midis dy vendeve, ndërsa vihet theksi te partneriteti i Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.

“Partneriteti me Shqipërinë është një pikë referimi për mënyrën se si Britania e Madhe dëshiron të punojë me partnerët në nivel global, duke dhënë rezultate në reduktimin e migracionit të paligjshëm në MB, por edhe në ndihmën për të ofruar mundësi për shqiptarët që të qëndrojnë dhe të përparojnë në vendin e tyre”.

Gjithashtu thuhet se sipas marrëveshjes së re të kthimit, të nënshkruar me qeverinë shqiptare, Britania e Madhe ka larguar 26 mijë njerëz në dymbëdhjetë muajt e fundit, duke përfshirë afro 6 mijë shqiptarë.

“Vizita e Sekretarit të Jashtëm vjen pasi kryeministri përfundon një vizitë në Vjenë, për t’u takuar me kancelarin austriak Karl Nehammer, ku të dy liderët ranë dakord se duhet të ndërmerren veprime më të forta për të trajtuar çështjen urgjente të migracionit të paligjshëm, duke përfshirë partneritetet e caktuara të vendeve të treta të sigurta, si p.sh. Modeli i Mbretërisë së Bashkuar nga Ruanda”.

Sekretari i Jashtëm siç bën me dije qeveria britanike “do të njoftojë gjithashtu angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të eksploruar opsionet për financimin e zhvillimit të hekurudhave të Shqipërisë duke përdorur financimin tonë prej 4 miliardë paund për eksportin e Britanisë së Madhe të alokuara për Shqipërinë gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në MB në 2023”.

“Projektet që po eksplorohen përfshijnë hekurudhën midis portit të Durrësit dhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë dhe hekurudha ndërmjet qytetit të Rrogozhinës dhe qytetit bregdetar të Vlorës. Të dyja rrugët do të përmirësojnë lidhjen dhe prosperitetin rajonal. Nismat novatore të shpallura sot do të vazhdojnë të përforcojnë partneritetin e Mbretërisë së Bashkuar me Shqipërinë, duke mbështetur përpjekjet tona të përbashkëta për të parandaluar mbërritjen e anijeve të vogla në MB nga Shqipëria dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për të dy vendet”. /Albanianpost.com

Read Previous

​Spanja, Irlanda dhe Norvegjia vendosin ta njohin Palestinën si shtet

Read Next

Osmani: Pushteti gjenocidal i Serbisë i vrau brenda burgut të Dubravës 120 të burgosur