Aksident tragjik në Florida, autobusi me punëtorë përplaset dhe del nga rruga

Tetë persona humbën jetën dhe rreth 53 të tjerë u plagosën kur një autobus me punëtorë ferme u përplas me një automjet tip Ford Ranger dhe u përmbys jashtë rrugës në Floridën qendrore.

Autoritetet amerikane njoftuan se 40 nga të plagosurit u dërguan me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore në spital. Tetë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, raporton NBC News.

Autobusi doli nga West Highway 40, kaloi një gardh dhe më pas u përmbys, thanë zyrtarët. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./abcnews.al

Read Previous

Palestina kërkon përjashtimin e Izraelit nga të gjitha garat e futbollit

Read Next

Më 14 maj 1450 ka filluar Rrethimi i Parë i Krujës nga ushtria osmane