Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) ka nisur protestën me kërkesa ndaj qeverisë në ditën e punëtorëve.
“Kërkojmë të ngritët vlera e koeficientit”, “Duam dialog social”, “Qeveri respekto pensionistët”, janë disa nga pankartat që po mbajnë në duar protestuesit.
Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi dhe Atdhe Hykolli nga BSPK.
Marshi ka nisur nga Bibloteka Kombëtare në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe më pas duke përfunduar para objektit të qeverisë. /KosovaPress/