Ministria e Financave e Banka Botërore me marrëveshje 96 milionëshe
Reshje bore ka pasur ditëve të fundit në viset malore.
Bora ka zbardhur edhe Rugovën, fotografitë të cilat janë publikuar nga faqja “Image of Peja”, tregojnë se reshjet e borës kanë qenë mjaft të dendura, transmeton Telegrafi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot me shi dhe borë do të ketë gjatë fundjavës.
“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore me lartësi mbi 1000m parashihen reshje të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/
