Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Është raportuar për tri raste të vjedhjeve në mbrëmjen e së hënës në tri shtëpi të ndryshme në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës, ku janë vjedhur para dhe stoli ari.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i kanë iniciuar si raste për hetim “vjedhje e rëndë”.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar zëdhënës i policisë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Raportohet se vlera e dëmit të shkaktuar nga këto vjedhje është 7 mijë euro.