Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, është kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues botëror të boksit.
Ajo e mposhti kundërshtaren greke Christina Linardatou.
Lufta u zhvillua në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Sadikut i duhen edhe dy fitore për ta siguruar ‘vizën’ për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
“I urojmë fat dhe suksese të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit transmeton Klankosova.tv