Bordi i drejtorëve të KRU “Gjakova” ka vendosur dje unanimisht se ushtrues detyre i Kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit të jetë Visar Hasi.
Hasi ishte ushtrues detyre edhe në periudhën tetor 2021 deri në shtator 2022.
Ky vendim u mor pas arrestimit në Bullgari të Hasan Krasniqit, pasi ishte person i kërkuar nga Interpoli.
“Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasi që i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli”, sipas MPJ-së.
Prokuroria italiane dyshon se Krasniqi është përfshirë në trafkim të njerëzve me dokumente të falsifikuara.