250 punëtorë të UP-së dhe Qendrës Studentore në grevë, shkak pagat e ulëta

Sot prej orës 07:00 të mëngjesit të gjithë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se numri i atyre që do të futen në grevë është rreth 250 për shkak të pagave të ulëta.

“Më 21.02.2024 që nga ora shtatë e mëngjesit të gjithë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë për shkak të pagave te ulta. Numri i grevistëve është rreth 250”, njoftoi Azemi./kp/

Read Previous

79 vjet nga vrasja e Shaban Polluzhës

Read Next

Posedonte kokainë, armë e fishekë, policia arreston një person në Prizren