Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kërcënoi me vrasje një person në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar një shtetas nga Shqipëria në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte kërcënuar me vrasje një person.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

“Lagjja Arbëri, Prishtinë 30.09.2023 – 19:38. Më 18.02.2024 është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për arsye se i njëjti përmes telefonit kishte kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh./KP/

Read Previous

Osmani bënë thirrje për bashkëpunim të mëtejmë me miqtë dhe aleatët: Kështu forcojmë shtetin tonë

Read Next

Vrasje në tentativë, gjuajnë mbi dhjetë herë me armë automatike