Komuna e Gjakovës ka njoftuar se në rrugën ‘’Mbretëresha Teuta’’, do të ketë ndërprerje të qarkullimit për automjete.
Kjo për shkak se do të kryhen punime nga KRU “Gjakova”.
Njoftimi i plotë:
“Me kërkesë të KRU Gjakova, ju njoftojmë se në rrugët ‘’Mbretëresha Teuta’’, do të ketë ndërprerje të qarkullimit për automjete, nga data 06.02.2024 – 23.02.2024, nga ora 08:00-17:00.Kjo për shkak se do të kryhen punime në hapjen e kanaleve për ndërrimin dhe rehabilitimin e gypave të kanalizimit fekal.Automjetet do të orientohen sipas skicës së bashkangjitur“, thuhet në njoftimin e komunës. /tvsyrivision/