EKSKLUZIVE: Jahenns Manigat shumë afër zyrtarizimit te KB Vëllaznimi

Pavrësisht se afati kalimtar i muajit janar është mbyllur, klubi i basketbollit Vëllaznimi ka vazhduar të përforcohet me basketbollistë të rinj.

TV SYRI,përmes disa burimeve të sigurta ka mësuar që së shpejti Vëllaznimit do t’i bashkohet edhe basketbollisti kanadez, Jahenns Manigat i cili së fundmi kishte luajtur për ekipin Vancouver Bandits, ekip i cili bën pjesë në ligën elitare të basketbollit kanadez, ku në 15 ndeshje ka pasur një mesatare prej 6.9 pikëve, 2.8 asisteve e 2.3 kërcimeve.

Përpos Kanadasë, Manigat ka përvojë edhe në Gjermani, Poloni, Austri, Hungari, Lituani e Rumani.

Manigat luan në pozitën 1, dhe është i gjatë 188 centimetra.

Basketbollisti kanadez pritet që javën e ardhshme t’i bashkohet ekipit të Vëllaznimit.

Read Previous

Përkujtohet Baba Mumin Lama

Read Next

Takimet e liderëve të Ballkanit: Shumë fjalë e pak rezultate