Zvicra ndryshon ligjet/ Lejon sërish përdorimin e mbiemrave të dyfishtë

Qeveria zvicerane është shprehur në favor të rikthimit të mbiemrave të dyfishtë, një praktikë që u ndalua në vitin 2013.

Këshilli Federal ka miratuar një propozim që duhet të lejojë të gjitha kombinimet e mundshme të emrave: për shembull, Widmer Schmid, Schmid Widmer, me ose pa vizë, ose thjesht Widmer ose Schmid.

Propozimi thotë se çiftet e martuara duhet të jenë të lirë të zgjedhin mbiemrin e tyre, edhe nëse nuk bien dakord me njëri-tjetrin.

Sipas propozimit, fëmijët do të lejohen të kenë mbiemra të dyfishtë, pra mbiemrat e të dy prindërve, edhe nëse prindërit janë të pamartuar.

“Është e qartë se familjet duhet të vendosin në një drejtim ose në një tjetër. Prindërit dhe fëmijët nuk mund të kenë emra të ndryshëm”, tha Filip Bergi, kryetar i Partisë së Qendrës, e cila, së bashku me partitë e tjera të qendrës dhe të krahut të djathtë, kundërshtuan ndryshimin.

Propozimi për ndryshimin e mbiemrit i është dorëzuar për konsultim palëve të interesuara para votimit në parlament. Sipas Byrosë Federale të Statistikave të Zvicrës, pothuajse tre të katërtat e të gjitha grave aktualisht marrin mbiemrin e burrit të tyre kur martohen.

/abcnews.al/

Read Previous

Ky është qyteti me më shumë pemë në Europë, transformimi rrënjësor ndër vite

Read Next

​Abbott: Kushtetuta të zbatohet për dinarin, por edhe për Manastirin e Deçanit