​Gërvalla priti korin diplomatik të akredituar në Kosovë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, organizoi pritjen tradicionale për korin diplomatik të akredituar në Kosovë.

Në fjalën e saj mirëseardhëse, ministrja Gërvalla pasi uroj për një vit të mbarë, falënderoi ambasadorët e akredituar në Kosovë për bashkëpunimin gjatë vitit që lamë pas dhe qëndrimin e tyre në mbështetje të proceseve të vështira që kaluam gjatë vitit 2023.

Sipas një komunikate të MPJD-së, Gërvalla e falënderoi veç e veç secilin ambasador dhe vendet e tyre, duke uruar për një bashkëpunim sa më të mirë në sfidat dhe vlerat e përbashkëta. /KosovaPress/

Read Previous

​108 vjet nga vrasja e Isa Boletinit

Read Next

Komandanti i KFOR-it: Stabiliteti varet nga palët që zgjedhin diplomacinë në vend të konfliktit