Vetëm në 24 orët e fundit, janë shënuar 63 aksidente në trafik, ku njëri prej tyre ka ndodhur në Pejë dhe i dyshuar është një person i moshës së mitur.
I dyshuari derisa ishte duke lëvizur me një veturë në rrugën “Eliot Engel”, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia dhe ka njoftuar se për pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Ndërsa i mituri që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”/Sinjali/