Zelensky takon Stoltenbergun – ia kërkon anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Udhëheqësi ukrainas, Volodymir Zelensky, është takuar me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një takimi në kuadër të samitit në Davos.

Zelensky i tha Stoltenbergut se pret që NATO të ndihmojë në afrimin e vendit të tij drejt anëtarësimit në aleancën e mbrojtjes këtë vit, sipas agjencisë së lajmeve DPA.

Gjatë takimit, Zelensky theksoi gjithashtu nevojën e Ukrainës për të rritur mbrojtjen e saj ajrore mes sulmeve të vazhdueshme ajrore ruse.

/klankosova/

Read Previous

Trusti përmbyll vitin 2023 me rritje rreth 90 milionë euro

Read Next

Franca regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga 1946