Ndalohet një i mitur për posedim të paautorizuar të armës

Me datë 15.01.2024, rreth orës 14:25 hetuesit policor të Njësisë kundër Narkotikëve në rrugën Skender Latifi në Prizren kanë ndaluar një automjet të cilin e ngiste një I dyshuar I mitur, 17 vjeçar, te ai në brez i është gjet një thik luftarake dhe në sirtarin e automjetit është gjet një postolet TT me 8 fishek.

Me rastin janē marr zyrtarët përgjegjës, armët janë sekuestruar.

Kundër të dyshuarit është filluar rasti penal për veprën penale “mbajtje, posedim apo kontroll i paautrizuar i armës” , ndërsa I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar me procedur të rregullt.

Lajmin e ka bërë të ditur Shaqir Bytyqi, nga Zyra për Informim dhe Marrëdhenie me Publikun në DRP – Prizren.

Read Previous

Qeveria mbajti mbledhje elektronike dhe mori këto vendime

Read Next

Kush janë vendet e Ballkanit Perëndimor që investojnë më së shumti në armatim dhe ushtri?