Rama kujton masakrën e Reçakut: Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës për spastrim etnik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar masakrën e Reçakut 25 vite më parë, ku forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.

“25 vite nga Masakra e Reçakut. Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën“, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Masakra u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, e cila solli edhe ndërhyrjen e NATO-s./abcnews.al

Read Previous

Gjermania në rrugën e duhur për një recesion dyvjeçar

Read Next

Agim Vinca jep dorëheqje nga PEN Qendra e Kosovës