Policia arreston dy persona në Prizren, dyshohet se e dogjën trafon për shkak të pakënaqësive me furnizim me rrymë

Para disa ditësh Banorët e fshatit Gjonaj në Prizren janë mbledhur dhe kanë vendosur të hakmerren për mungesën e energjisë elektrike, me të cilën po përballen qe një kohë.

E Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar dy persona si të dyshuar për djegien e trafos së rrymës në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Pas një punë operative-hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren kanë arritur që të identifikojnë dy të dyshuar, njëri R.D. 52 vjeçar dhe tjetri P.M. 40 vjeçar nga fshati Gjonaj. Për të njëjtit dyshohet se më datë 03.01.2024, për shkak të pakënaqësisë me furnizimin me rrymë elektrike qëllimisht i kanë vënë flakën trafos në fshatin Gjonaj, Prizren. Andaj me urdhër të prokurorit, të dyve iu caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh. Kundër të dyshuarve ka filluar procedura penale për veprën ‘zjarrvënie’ dhe ‘asgjësim, dëmtim apo shkatërrim i instalimeve publike’”, ka thënë Bytyqi.

Read Previous

Osmani takon Grunder, flasin për bashkëpunimin me ShBA-në në fushën e sigurisë

Read Next

DASh: Vlera e raketave antitanke që Kosova dëshiron t’i blejë është 75 milionë dollarë