Si duhet të operohet me dron, Autoriteti i Aviacionit Civil tregon pikat kryesore

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës sot ka dhënë disa informacione se si duhet të operohet sigurt me dron.

AACK në një postim në Facebook njofton se duhet të regjistrohet dhe shenjëzohet para se të operohet me të dhe se numri i regjistrimit do të jepet nga Autoritet i Aviacionit Civil të Kosovës.

Shenjëzimi duhet të vendoset në një vend ku është lehtë të identifikohet.

AACK thekson se nuk duhet të operohet me dron në afërsi të një mjeti tjetër ajror në fluturim, mbi turma të njerëzve, në një largësi më të madhe se 500 metra, në një distancë më të vogël se 2 kilometra nga aeroporti.

Autoriteti po ashtu thekson se me dron nuk duhet të operohet në një lartësi më të madhe se 150 metra mbi tokë. /Telegrafi/

Read Previous

Griezmann bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Atletico Madrid

Read Next

Agjencia Shtetërore e Arkivave me prioritet digjitalizimin arkivor