Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Zllate Mehmedoviq nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në RMV, thotë se përderisa në shtetet përreth rritet numri i të prekurve nga COVID-19, në Maqedoni numri i rasteve pozitive nga COVID-19 bie.

Në anën tjetër, rritet numri i të prekurve nga gripi. Sipas të dhënave të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në javën e fundit të vitit 2023 në Maqedoni janë paraqitur 403 raste me grip, përkatësisht për 96.6% më shumë në krahasim me javën e parafundit të vitit.

Sipas të dhënave, më së shumti është i përhapur te fëmijët nga 0-4 vjet.

“Kulminacioni sëmundjes pritet të jetë në fund të muajit shkurt dhe fillim të muajit mars”, tha Mehmedoviq.

/Telegrafi/

Read Previous

​U arrestua nga Serbia, ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit prej 1 muaj

Read Next

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare legjenda e futbollit Franz Beckenbauer