Zelensky: Krimeja dhe Deti i Zi do të bëhen fokus i luftës

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky beson se në vitin 2024 Krimeja dhe Deti i Zi do të bëhen fokus i luftës.

Udhëheqësi i Kievit, gjatë një interviste me Economist, deklaroi se izolimi i Krimesë dhe dobësimi i aftësive ushtarake ruse është “jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse është një mënyrë për të reduktuar numrin e sulmeve nga ky rajon”.

Zelensky është i bindur se një operacion i suksesshëm do të jepte një “shembull për botën” dhe do të kishte një efekt të madh edhe brenda Rusisë.

“Sa i përket urës së Kerçit që lidh Krimenë me Rusinë, Moska duhet ta dijë se për ne ajo është një strukturë ushtarake”, përfundoi Zelensky. /abcnews.al/

Read Previous

Guterres: Planeti ynë është në rrezik

Read Next

Avdyli: Grupet ekstremiste serbe po planifikojnë të sulmojnë veturat me targa RKS