SHBA presion për ndryshim strategjie, sekretari i Mbrojtjes udhëton drejt Izraelit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin viziton Izraelin të hënën për të marrë një vlerësim më të qartë nga zyrtarët izraelitë mbi operacionet e tyre ushtarake në Gaza.

Kjo vizitë vjen në mes të kritikave në rritje të administratës Biden ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për numrin e viktimave në Gaza.

Austin do të marrë përditësime mbi mënyrën se si Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, Kabineti i Luftës dhe Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant po vlerësojnë fazën aktuale të operacionit ushtarak në Gaza.

Vizita e Austin vjen pas vizitës në Tel Aviv të këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe vetëm disa ditë pas komenteve të prera nga Biden që i bëri thirrje Izraelit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Gaza./abcnews.al

Read Previous

Mblidhet Komisioni hetimor për menaxhimin me Rezervat Shtetërore

Read Next

NATO u zgjerua gjatë vitit 2023, por mbetet në pikëpyetje anëtarësimi i Ukrainës