Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e urës së re të Rogovës.
“Ura e re e Rogovës, më në fund po jetësohet, urë kjo që ka rëndësi të madhe për Gjakovën, në veçanti për zonën e Hasit”, ka shkruar ai.
“Ndërtimi i urës kap vlerën prej 1 milion euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe përshkon gjatësinë prej 150 metrave”.
Aliu ka shtuar se shumë shpejtë do të fillojnë punimet për ndërtimin e urës.
/klankosova/