Gjermania: Paqja e qëndrueshme nuk është e mundur nëse Hamasi ende mund të kryejë sulme

Një paqe e qëndrueshme në Lindjen e Mesme nuk do të jetë e mundur nëse Hamasi është ende në gjendje të vazhdojë sulmet nga Gaza, sipas një deklarate nga zyra e jashtme gjermane.

Zëdhënësi tha se Gjermania po avokon për “armëpushime të mëtejshme” dhe se Izraeli duhet të shmangë vuajtjet e civilëve në Gazën jugore, shkruan Sky News.

Ky qëndrim është i ngjashëm me atë të marrë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka bërë thirrje për pauza në luftime, por nuk ka kërkuar një armëpushim të plotë./abcnews.al

Read Previous

Aktakuzë ndaj një zyrtari për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikimit të dokumentit zyrtar

Read Next

Vetëm 200 mijë euro rritje të investimeve të huaja direkte në Kosovë gjatë vitit 2023