KB “Vëllaznimi” përballet nesër me KB “Ylli”

Nesër me fillim nga ora 17:00, KB “Vëllaznimi” zhvillon ndeshjen hapëse të xhiros së 12-të të Superligës së basketbollit të Kosovës, kundër klubit të basketbollit “Ylli” në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Sipas njoftimit të bërë nga klubi në rrjete sociale ata kanë bërë të ditur që në këtë ndeshje udhëtojnë për tu kthyer tek rezultatet pozitive, pas humbjes që klubi gjakovar pësoi xhiron e kalur nga klubi i basketbollit “Trepça”.

Klubi gjakovar gjithashtu ka bërë të ditur se synim i tyre kryesor është mbetja në pjesën e epërme të tabelës gjatë këtij sezoni historik për ekipin e Vëllaznimit që ka treguar kulturë të lartë në tribuna.

Theksojmë që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Palestrën “Shani Nushi” në mes këtyre dy skuadrave klubi i basketbollit “Vëllaznimi” kishte shënuar fitore me rezultatin 64:61.

Read Previous

​Australia përballet me valë të forta të nxehtësisë, temperaturat arrijnë në 40 gradë

Read Next

Parlamentit të Shqipërisë i shkon kërkesë zyrtare për riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit