Kreu i FIFA-s, Infantino dëshiron që Messi të luajë në tre Botërorët e ardhshëm

Giani Infantino, kreu i FIFA-s, ishte i pranishëm në stadiumin “DRV PNK” të Inter Miamit për të ndjekur një ndeshje të re të Conmebol Legends, ku skuadra e Tango fitoi 2 me 1 kundër ekipit Samba, falë një dopieje nga argjentinasi Gonzalo Higuain.

Presidenti i FIFA-s foli për mediat për futbollin aktual ndërkombëtar dhe la një frazë kushtuar Leo Messi-t që ka bërë xhiron e botës.

I pyetur për Botërorin e ardhshëm, presidenti siguroi se “jemi shumë mirë, të gjithë janë të lumtur, të gjithë janë dakord. Në 2026 do të jetë Botërori i parë me 48 ekipe, do të jetë i madh. Do të jetë këtu në Amerikë, në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Do të jetë një festival futbolli, një sukses i plotë, jam i sigurt”.

Dhe i pyetur për të ardhmen e Lionel Messi-t, i cili në moshën 36-vjeçare luan për Inter Miami dhe është kapiteni dhe referenca e skuadrës argjentinase që u shpall kampion në Katar, Infantino nuk hezitoi të theksojë se “Shpresoj që t’ia dalë. Botërori i ardhshëm, ai më pas dhe ai i 2034 gjithashtu. Deri kur të dojë”.

Vlen të kujtojmë se Messi disa muaj më parë tha për të ardhmen e tij në kombëtaren e Argjentinës se “Unë ende nuk e mendoj për këtë, jam i sinqertë. Më pëlqen të luaj, më pëlqen të jem me topin, të jem në fushë, garave dhe trajnimeve”. /Albanianpost.com

Read Previous

Santos bie nga kategoria për herë të parë në 115 vjet histori

Read Next

Lajçak: Ka progres në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut