Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë për vrasjen e Liridonës: Naimi nuk meriton të quhet shqiptar

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja deklaron se ndëshkimi meritor është përgjigja më e mirë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Sipas tij, vrasja e të rejës nga Gjakova është rasti i parë që ndodhë një krim i përmasave të tilla në vendet e rajonit. Manja në intervistën për KosovaPress teksa komenton inskenimin e vrasjes nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, konsideron se i njëjti nuk meriton të quhet shqiptar.

“Thirrja ime në rastin konkret shkon për organet e drejtësisë. Ky rast do të duhet të trajtohet në mënyrë transperente në të gjithë dimensionin e saj kriminal që ka. Sepse është rasti i parë që në vendet tona të rajonit, aty ku jetojnë dhe banojnë shqiptarët që ndodhë një krim i përmasave të tilla. Ai meriton ndëshkim meritor por edhe rasti i Liridonës dhe i ndëshkimit meritor që do të duhet të marrë nga organet e drejtësisë do të duhet të jetë një rast përgjegjësues për të mos ndodhur më në shoqëritë tona një krim i tillë i shëmtuar. Le të themi, ai nuk meriton për mendimin tim të quhet shqiptar. Tani i takon drejtësisë që të jap përgjigjen. Dhe përgjigjen duhet ta jap shpejt në mënyrë objektive, për të mos e lënë që rastit t’i vihet pluhuri i harresës. Një drejtësi që jepet shpejt, në kohë dhe në mënyrë objektive është përgjigja më e mirë që marrin monstrat e tilla”, deklaron ai për KosovaPress.

Tutje, shton se nuk mjaftojnë vetëm 16 ditë të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore për të adresuar këto probleme. /KosovaPress/

Read Previous

Thaçi, Veseli e Selimi s’kanë komunikuar me familjarët që nga e diela, ankohet mbrojtja

Read Next

Paralajmëron zyrtarja e BE: Rrezik për sulme terroriste në Europë gjatë festave