Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka miratuar marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren.

Nga kabineti qeveritar njoftojnë se me këtë edhe zyrtarisht fillojnë procedurat për realizimin e këtij projekti që do të jetë një shteg i ri komunikimi me Republikën e Kosovës.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Në llogarinë e tij në Facebook, Grubi tha se realizimi i këtij projekti do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës. /KosovaPress/

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjen për projektimin e  rrugës Tetovë – Prizren - Lajmet e fundit - Zëri

Read Previous

Djali sulmon me thikë babanë, 64-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Read Next

Kamberi: Dialogu në Bruksel, e vetmja mundësi që të përfshihen të drejtat e shqiptarëve të Luginës