Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar lidhur me vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
Postimin e ka nisur me vendimin për ndarjen e pesë milionë eurove për mbështetje mbështetje të njëhershme familjeve me asistencë sociale për blerjen e druve të zjarrit dhe ndarjen e 1 milion eurove për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive në katër komunat veriore.
Më pas ka njoftuar për projektligjet që janë miratuar dhe vendimet e tjera.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e 174-të të Qeverisë, mes 18 vendimeve:
Ndamë:
– Pesë milionë euro për mbështetje të njëhershme familjeve me asistencë sociale për blerjen e druve të zjarrit; dhe
– Një milion euro për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive në katër komunat veriore.
– Për modernizimin e rrjetit hekurudhor miratuam koncept-dokumentin për Fushën e Hekurudhave.
– Miratuam gjashtë projektligje, për:
• Gjendjen Civile;
• Letërnjoftimin;
• Rininë;
• Regjistrin e Pronarëve Përfitues;
• Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme; si dhe
• Ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.
– Miratuam tri vendime preliminare për shpronësim për:
• Lokalitetin arkeologjik Municipiumi Ulpiana Justiniana Secunda;
• Ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë; dhe
• Zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Kijevë-Dollc.
– Aprovuam propozimin e ASK-së që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për periudhën 5 prill – 17 maj 2024, në zbatim të parimeve të EUROSTAT-it.
– Aprovuam projekt-rregulloren për funksionimin dhe punën në Qendrën për strehimin, mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore në nivel të mesëm dhe të lartë të rrezikshmërisë.
/sinjali/