Në fundjavë nis cikli i dytë i ndeshjeve në Superligën e basketbollit të Kosovës, vëmendja në Gjakovë

KB VËLLAZNIMI | FACEBOOK

Fundjava do të dhurojë sfidë interesante në Superligën e Kosovës në basketboll.

Përballja e parë do të jetë mes Vëllaznimit dhe Pejës. Kuqezinjtë ndodhen në formë të mirë, ku kanë tri fitore radhazi, por në formë edhe më të mirë është Peja, që ka shtatë fitore në shtatë ndeshje, apo asnjë humbje në elitë, njëherësh edhe skuadra e vetme pa humbje në këtë edicion të Superligës, kjo ndeshje zhvillohet nesër në palestrën Shani Nushi me fillim nga ora 17:00.

Takim po ashtu interesant do të zhvillohet të shtunën mbrëma, ku Bashkimi ndeshet me Yllin. Tashmë të dy skuadrat kanë nga tri fitore e katër humbje dhe do të kërkojnë fitoren e katërt për këtë edicion.

Trepça pas humbjes nga Ylli do të ndeshet me Istogun, që numëron një fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit janë në vendin e dytë me pesë fitore e dy humbje.

Java e tetë do të mbyllet me ndeshjen mes Prizrenit dhe Prishtinës, sfidë që do të zhvillohet në kryeqytet. Prizrenasit kanë dy fitore e pesë humbje, kurse prishtinasit kanë katër fitore e tri humbje.

/basketbolli.com/

Read Previous

Kurti udhëton për në Spanjë për të marrë pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë

Read Next

Alarm i ri i motit ekstrem në Toskana të Italisë