E kërcënoi të dashurën se do t’ia vrasë familjen, policia bastis shtëpinë e 22 vjeçarit

Një 23 vjeçare nga Prishtina ka raportuar në Polici të dashurin e saj, nën akuzat për dhunë fizike e psiqike.

I njëjti edhe ka kanosur të dashurën e tij, duke kërcënuar se “ka blerë armë dhe do t’ia vrasë familjen”.

Reporteri nga burime brenda Policisë së Kosovës kupton se Policia ka bastistur e shtëpinë e 22 vjeçarit, pas intervistimit të viktimës.

Në lidhje me rastin është  njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili po e heton rastin./Reporteri.net/

Read Previous

Njësia elitare proteston edhe sot

Read Next

30 vjeçarja e raporton në Polici vjehrrën për dhunë