Portieri i Ajaxit Diamant Ramaj do të ftohet nga Kosova

Diamant Ramaj, shumë shpejt mund të jetë gardian i portës së Kosovës nëse e pranon ftesën për ta veshur fanellën e kombëtarës.

Aktualisht, Ramaj mbron ngjyrat e U-20 të Gjermanisë.

22-vjeçari e ka bërë edhe debutimin për gjigantin holandez, Ajax.

Ai hyri në vend të portierit Jay Gorter, i cili u lëndua në ndeshjen kundër Utrechtit.

Ekipi nga Amsterdami, ka paguar plot 5 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e kosovarit.

Diamant Ramaj, deri më tani ishte pjesë e ekipit të Frankfurtit.

/klankosova/

Read Previous

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Read Next

SHBA do të dëshironte të shihte më shumë furnizim me ujë për Gazën, thotë Blinken