Lorik Cana ishte i ftuar në ‘charter’ të presidentit Macron: E mësova të flas shqip dhe folëm edhe për Kosovën

Në fillim të kësaj jave është mbajtur Samiti i Berlinit në kryeqytetin shqiptar Tiranë.

I pranishëm ka qenë edhe presidenti francez Emmanuel Macron i cili befasoi të gjithë duke folur edhe në gjuhën shqipe.

Megjithatë Macron me vete në aeroplanin privat ‘charter’ e kishte edhe kapitenin legjendar të Shqipërisë, Lorik Canën.

Ka qenë vet Cana që ka zbuluar se me ftesë speciale të presidentit Macron ka udhëtuar drejt Tiranës me delegacionin francez.

Cana në një prononcim për gazetarin Bledi Fevziu ka thënë se ai ka qenë që i ka mësuar fjalët në gjuhën shqipe presidentit Macron.

Tutje ish-reprezentuesi shqiptar tha se njihet moti kohë me Macron pasi që të dy janë tifozë të Olympique Marseille, ku Lorik Cana ka qenë kapiten i gjigantit francez.

Ndër të tjera Cana tha se me Macronin kanë folur edhe për Kosovën ku presidenti francez është interesuar për situatën në vendin tonë. /Telegrafi/

Read Previous

Biden: Duket se shpërthimi në Gazë nuk është shkaktuar nga Izraeli

Read Next

Shtyhet marrëveshja mes Ratcliffe dhe Glazer për aksionet e Manchester United