Pas derbit mbrëmë mes Pejës dhe Trepçës, Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit këtë vikend me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së katërt të këtij sezoni.
Ndeshja e parë e xhiros së katërt do të jetë ajo mes Istogut dhe Sigal Prishtinës, e cila zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00.
Ndërkaq, me fillim nga ora 19:00, po ashtu të shtunën, zhvillohet përballja mes Bashkimit dhe Proton Cable Prizreni.
Ndërkaq, të dielën gjithashtu do të zhvillohen dy ndeshje, ku me fillim nga ora 17:00 zhvillohet derbi mes Yllit dhe Pejës, ndërsa nga ora 19:00 Trepça e pret në shtëpi Vëllaznimin.
/kp/