Zbulohet një tjetër emër në Serie A i përfshirë në baste të jashtëligjshme

Një zbulim i ri ka ardhur nga gazetari, Fabrizio Corona. Pas rasteve të Nicolo Fagioli, Nicolo Zaniolo dhe Sandro Tonali, përmes faqes së tij të internetit “Dillinger News”, ai ka zbuluar emrin e një tjetër futbollisti të përfshirë në baste të jashtëligjshme.

Këtë herë futbollisti luan për Roma-n. Ai është Nicola Zalewski, një mesfushor polak i lindur në 2002.

Në përgjithësi, do të kishte të paktën dhjetë lojtarë të përfshirë në këtë situatë.

Emrat dolën nga bisedat në telefonin e Nicolo Fagioli-t, të sekuestruara pas vetë-raportimit të lojtarit. Në këtë aferë do të përfshihej edhe një lojtar i dytë i Juventus-it, këtë herë jo i spikatur. /Albanianpost.com

Read Previous

Publikohet agjenda e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën në Tiranë

Read Next

Një mësues vritet nga një goditje me thikë në një shkollë