Edvin Kuç nuk do ta kishte imagjinuar as vetë një debutim më të mirë për Malin e Zi.
Mesfushori i Ballkanit shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes miqësore kundër Libanit.
Kuçi ishte shënues në minutat e 16-të dhe të 19-të, duke befasuar të gjithë në këtë debutim.
Kuç luajti deri në minutën e 65-të kur u zëvendësua, ku Mali i Zi në fund fitoi 3-2.
/Telegrafi/