Sot rreth orës 17:00 në redaksinë tonë kemi pranuar një fotografi, sipas së cilës vërehet se ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave të paidentifikuar.
Për të kuptuar më shumë informacione rreth situatës në fjalë TV SYRI, ka konkaktuar zëdhënësin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, i cili përmes një deklatare e ka konfirmuar rastin në fjalë.
Deklarata e plotë e Policisë :
“Rreth orës 17:00 viktima mashkull i moshës madhore është sulmuar fizikisht në rrugën “Gaspër Karaqi”.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor dhe aktualisht jemi të angazhuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.”
/tvsyri/