Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës gjatë ditës së djeshme, është ndaluar personi me inicialet T.B. për shkak të dyshimit se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës penale për krime të luftës.
Prokuroria Speciale njofton se pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.
“I njëjti ishte ndaluar gjatë ditës së djeshme më 10 tetor për shkak të dyshimit se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të Krimeve të luftës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Kosovës. /KosovaPress/