Rozeta Hajdari del edhe sot para gjykatës për aksidentin ku kishte goditur një të mitur

Gjykata Themelore në Prishtinë, do të mbaj sot seancën e radhës për rastin e aksidentimit me veturë të një të miture në Prishtinë nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Seanca gjyqësore pritet të filloj nga ora 13:15.

Kujtojmë se të hënën, Hajdari është paraqitur para trupit gjykues me një seancë të mbyllur, por nuk ka pasur një vendim në fund.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur më datën 10 prill 2022, në orën 12:25, në lagjen Arbëria të Prishtinës, ku një vajzë e mitur u aksidentua.

Ministrja Hajdari është ngarkuar me akuza për mospërshtatje të shpejtësisë dhe për aksident në komunikacion me lëndime trupore të përfshira.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Osmani: Ka pak shtete në Evropë, si Kroacia që e kuptojnë sfidën me të cilën Kosova po përballet

Read Next

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s mblidhen sot në Bruksel, do të diskutohet edhe për Kosovën