Ministria e Financave e Banka Botërore me marrëveshje 96 milionëshe
Arsenal dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri më tani në Ligën Premier.
Dy skuadrat janë pretendentët kryesorë për titullin e kampionit dhe do të luajnë në Emirates Stadium me fillim nga ora 17:30.
Do të jetë një përballje e zjarrtë ku si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm tre pikët nga ky duel.
Lajmet për dy skuadrat
Arsenal:
Mikel Arteta ende nuk e di nëse do t’i ketë nga minuta e parë dy yjet Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli shkaku i lëndimeve.
Saka u lëndua ndaj Lens dhe mungesa e tij do të jetë një goditje e madhe për Topçinjtë.
Jurrien Timber mbetet një mungesë për vendasit pasi mbrojtësi holandez nuk do të rikthehet edhe një kohë.
Man City:
Rodri është mungesa e madhe e Cityt për këtë duel, pasi lojtari do të mungoj dhe nga xhiroe ardhshme do të rikthehet në fushë.
Mungesë tjetër e rëndësishme për Citizens është edhe ajo e mesfushorit belg Kevin de Bruyne.
Fakte interesante nga të dyja skuadrat:
Arsenali është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në Ligën Premier
Manchester City është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në të gjitha garat
Parashikimi:
Arsenal – Man City 1-2
Formacionet e mundshme:
Arsenal: Raya; Ben White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Partey, Rice; Saka, Nketiah, Jesus.
/telegrafi/