Policia e Kosovës po vazhdon hetimet në Banjskë

Edhe një javë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, Policia e Kosovës po vazhdon të kryej ende hetime në zonën malore të Banjskës në Zveçan.

Hetime janë duke u kryer edhe sot.  Kështu ka bërë të ditur për Telegrafi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po është duke vazhduar po bëjmë pastrim të terenit. Do të shohim nëse do të gjendet diçka”, ka thënë Elshani.

Si pasojë e sulmit terrorist të 24 shtatorit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues.

Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit në këtë zonë edhe më 30 shtator, përfshirë këtu: raketahedhës (zolla), armë të gjata dhe pajisje të tjera ushtarake, si jelekë anti-plumb etj.

Përgjegjësinë për sulmet në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe.

/Telegrafi/

Read Previous

Haradinaj: Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë

Read Next

Gjyqtarët kosovarë delegohen në dy ndeshje në UEFA Youth League