McClain: I papranueshëm çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia

Kongresistja republikane Lisa McClain ka thënë se çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale.

Ajo ka shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës, transmeton KosovaPress.

“Kosova prej kohësh ka qenë një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të saj. Çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale. Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës”, ka shkruar ajo në “X”.  /KosovaPress/

Read Previous

Policia bën thirrje që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes në mjegull

Read Next

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë