Miratohet në lexim të dytë Projektligji për të drejtat e autorit

Është miratuar në lexim të dytë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Për votimin e këtij projektligji kanë votuar 66 deputetë. S’kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Po ashtu ka votuar Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

VV-ja propozoi anëtarët e saj ku kjo parti edhe do të jetë kryesuese e këtij Komisioni. PDK tha se nuk do të merr pjesë në këtë Komision,  e LDK-ja  propozoj Agim Veliu dhe Vlora Dumoshi, dhe AAK-ja deputeten Time Kadrijaj. /EO/

Read Previous

Përfaqësuesi i ambasadës gjermane: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

Read Next

Escobar kërkon që Qeveria e Kosovës të ketë një “qasje të re” në dialog