Përplasja mes Shqipërisë, kryesuese e Presidencës së Këshillit të Sigurimit dhe Rusisë për prezencën e Ukrainës në sesionin e radhës të OKB-së ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.
Gjithçka nisi me shprehjen e pakënaqësisë nga ana e përfaqësuesit rus në Këshillin e Sigurimit, Vasily Nebenzya, i cili akuzoi Perëndimin për shkelje të rregullave.
“Shqipëria dhe Rusia përplasen në mbledhjen e OKB-së”- shkruan Sky News, ndërsa publikon momentet e debatit mes Ramës dhe Nebenzya, të pasuara nga një ironi e Rumanisë që me tone sarkastike i kujton Moskës se lufta është shkelje e rregullave ndërkombëtare./Sinjali/