Luiza Gega thyen sërish rekordin kombëtar

Atletja qe perfaqeson Shqiperine ne garat nderkombetare, Luiza Gega ka mbyllur kalendarin e garave per vitin 2023 me nje tjeter rekord kombetar. Kete here ajo vendosi rekordin ne garen e 2 mije metrave me pengesa.

Ne ngjarjen “Continental Gold Tour”, e cila po zhvillohet ne Zagreb te Kroacise, Gega ka arritur te perfundoi garen me kohen 5:56:79. Dhe, kjo kohe tashme eshte nje rekord i ri. Ne fakt, rekordin e vjeter e mbante po Gega, me kohen 6:00:07, te vendosur ne vitin 2019.

Koha e regjistruar nga Gega në Zagreb është koha e dytë me e mirë në historinë e disiplinës 2 mijë metra me pengesa në Evropë dhe e katërta më e mirë në botë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Luiza përmirësoi një tjetër rekord të sajin.

Luiza kreu në kohën 9:09.64 garën e 3 mijë metrave me pengesa, në turneun “Diamond League” që u zhvillua në Zyrih të Zvicrës. Dhe ajo kohë ishte një rekord i ri kombëtar, duke thyer rekordin e saj prej 9:10.27. /Albanianpost.com

Read Previous

Kush duhet ta marrë vaksinën kundër COVID-it këtë vit?

Read Next

“Fortesa” e kuqezinjve, shifrat dhe statistikat e Shqipërisë në “Air Albania”