Dy seanca ndaj gjykimit në çështjen e ish eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë janë anuluar.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të DhSK-së, ndërsa është paraqitur edhe në kalendarin e gjykatës.
Këto seanca ishin parashikuar që të mbahen javën e ardhshme.
Seanca e radhës për këtë çështje do të mbahet më 20 shtator 2023.
“Paraqitja e provave prej mbrojtjes do të nisë (varësisht nga rezultati i mocionit të mbrojtjes lidhur me rrëzimin e disa akuzave)”, thuhet në njoftimin e DhSK-së. /Albanianpost.com