Milot Rashica pritet ngrohtësisht nga tifozët e Beshiktashit

Milot Rashica ka arritur në Stamboll, ku në aeroport është pritur nga tifozë të Beshiktashit.

Ai dukej i lumtur me pritjen e ngrohtë që iu bë në Turqi.

“Çfarë mesazhi keni  për tifozët e Beshiktashit?”, ishte pyetja që iu bë futbollistit nga gazetarët turq.

“Jam shumë  i lumtur dhe i emociunuar që ndodhem këtu” , pasoi përgjigjja që erdhi nga futbollisti i njohur kosovar.

Milot Rashica është transferimi më i ri i skuadrës turke, Beshiktash.

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, do të firmos kontratë 3 vjeçare me ekipin turk.

Ai do të transferohet nga ekipi anglez ,Norwich City me vlerë mbi 5 milionë euro drejt skuadrës së Beshiktashit.

/klankosova/

Read Previous

Inflacioni në Britani të Madhe bie në 6.8 për qind

Read Next

Ukraina gjen rrugën e re për transportin e grurit, niset anija e parë nga Odesa