Julian Assange mund të arrijë marrëveshje për pranimin e fajësisë

Ambasadorja amerikane në Australi, Caroline Kennedy ka lënë të kuptohet se mund të ketë një marrëveshje për pranimin e fajësisë nga themeluesi i Wikileaks, Julian Assange.

E pyetur nga “Sunday Morning Herald” nëse ishte e mundur që SHBA-ja dhe Australia të arrinin një marrëveshje diplomatike për Assange, ajo tha se “rasti po shqyrtohet ” dhe se me të po merret Departamenti i Drejtësisë.

“Pra, nuk është vërtet një çështje diplomatike, por mendoj se mund të ketë një zgjidhje”, tha Caroline Kennedy në një intervistë për gazetën australiane.

Ajo komentoi deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken se akuzat ndaj Assange janë serioze dhe se ai ka rrezikuar sigurinë kombëtare të SHBA-së duke publikuar informacione të klasifikuara.

“Por, ka një mënyrë për ta zgjidhur atë”, theksoi ambasadorja amerikane, raporton thetimes.

Gabriel Shipton, vëllai i Julian Assange, deklaroi se “Caroline Kennedy nuk do t’i kishte thënë këto gjëra nëse nuk dëshironte një rrugëdalje nga kjo situatë”.

Assange, shtetas australian i burgosur në Britani të Madhe, po lufton kundër ekstradimit në SHBA, ku e presin 18 akuza për publikimin e dosjeve të klasifikuara ushtarake amerikane dhe kabllogrameve diplomatike që ekspozojnë krimet e luftës të kryera nga forcat amerikane. /Telegrafi/

Read Previous

Eksperimenti zbulon se gjenet njerëzore mund të kontrollohen me energji elektrike

Read Next

Këta janë mesfushorët që Liverpool po ndjekë për të nënshkruar pas refuzimit të dyfishtë nga Caicedo dhe Lavia