Është arrestuar një burrë, shtetas polak, pasi që i njëjti ka shkaktuar probleme me pasagjerët ndërkohë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas Policisë, njëri nga policët ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orë 13:45.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”/EO/