Real Madrid ka marrë një goditje të rëndë mëngjesin e sotëm. Thibaut Courtois, siç ka bërë të ditur vetë klubi në raportin mjekësor, do të mungojë disa muaj pasi gjatë seancës së sotme këputi ligamentin e në gjurin e majtë.
Belgu u largua nga stërvitjet i përlotur, i vetëdijshëm për ashpërsinë e dëmtimit. Një dëmtim që ndryshon tërësisht të gjitha planet e Real Madridit një ditë para fillimit të La Liga.
Portieri do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim dhe do të qëndrojë jashtë për të paktën tre muaj. /G.D abcnews.al/